Skip to content

Del parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

    Për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites zhvillim të vranësirave.

    Në relievet kodrinore – malore në mesditë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

    Temperaturat parashikohen

    në zonat malore 11 deri 21°C

    në zonat e ulëta 11 deri 29°C


    në zonat bregdetare 15 deri 28°C