Del parashikimi i Motit për Fundjavë, ja cfarë na pret të shtunën dhe të dielën sipas SHMU

by admin

Sipas SHMU për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atrmosferike.

Kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike thënë kjo pasi për ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Gjithashtu për ditën e Shtunë pritet edhe rritje temperaturash kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Ndërkohë, duke filluar nga dita e Diel por edhe për javën e ardhshme vendi do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohet me reshje shiu me intenistet të ulët ndëersa në relievet kodrinore – malore reshjet e shiut në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave. Në momentin e rrebesheve dhe shtrëngatave parashikohen edhe shkarkesa të forta elektrike dhe lokalisht breshër.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy