Del parashikimi i motit për fundjavën, ja cfarë na pret të shtunën dhe të dielën sipas SHMU

by admin

Sipas SHMU, edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë moti për ditën e Shtunë nis me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Duke filluar nga orët e pasdites mot i vranët në të gjithë territorin ndërsa nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore. Në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet të ulët deri mesatar shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.

Kjo situatë do të vijojë edhe për ditën e Diel ku reshjet e shiut të herëpashershme do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht mesatar dhe lokalisht në veriperëndim dhe jug në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-8m/s, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12-18m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2-6 ballë.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy