Një tjetër video është publikuar nga momenti i përplasjes brenda në shtëpi të ish-çiftit mbretëror, Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.
Në video shihet momenti kur Gjergj Zaharia, babai i aktores, ka në dorë një statujë druri.
Të njëjtin pretendim ka thënë në policia edhe Princ Leka, i cili ka deklaruar se është sulmuar nga Gjergj Zaharia. Princi pretendon se ish-vjehrri e ka goditur me statujë në ambientet e oborrit mbretëror.
Në dëshminë e tij në Polici Princ Leka ka deklaruar se babai i Elias, Gjergj Zaharia e ka goditur me shkelma, madje i ka grisur dhe xhupin. Ndërsa ka shtuar se gjatë konfliktit, Gjergj Zaharia ka marrë një statujë prej druri dhe e ka qëlluar.
Nga video shikohet që Elia Zaharia e ndjek Princ Lekën nëpër ambientet e shtëpisë, duke i kërkuar llogari pse ky i fundit goditi babain e saj 70 vjeç.
Nderkohe qe ai degjohet teksa thote nuk preka gje me dore dhe tenton te ike, por me njeren dore mban celularin duke filmuar ish-bashkeshorten e tij.