Detaje shokuese/ Nëna e foshnjës së braktisur në garazhin e pallatit shoqërohet në polici, e rëndë ajo që u zbulua..

by admin

Mesohet se nëna e foshnjës së braktisur në bodrumin e një pallati në Tiranë është identifikuar dhe ndaluar nga policia.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat thotë se Policia e Tiranës ka kryer ndalimin e saj. Ajo është një grua 30-vjeçare nga Pogradeci, e cila jetonte në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë.

Foshnja e gjinisë mashkull mësohet se është shumë rëndë dhe po mbahet i intubuar.

Në momentin e mbërritjes në reanimacion foshnja ishte i mbuluar me gjak e baltë. Mjekët konstatuan hipotermi të thellë, gërvishtje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë dhe dëme të tjera që u konstatuan pas larjes.

Mbërriti pa shenja jete dhe u reanimua intesivisht duke u intubuar. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete dhe më pas u bë mjekimi i plagëve. Ai mbetet në gjendje tepër të rëndë i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.

Mësohet se fëmija në momentin e parë u gjet i zhveshur, me kordonin umbelikal të pa prerë dhe i mbuluar me gjak.

Policia informon se pas shoqërimit në komisariat, gruaja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, e cila bën fjalë për gjetjen e një foshnje të porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e një 30-vjeçareje, si autore e dyshuar e kësaj ngjarje. Pas identifikimit dhe shoqërimit, shërbimet e Policisë e kanë dërguar 30-vjeçaren për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, theksohet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se foshnja e sapolindur është gjetur e braktisur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Djali i sapolindur është gjetur nga një banor i pallatit, i cili ka njoftuar policinë dhe më pas është transportuar në spital.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy