Një konflikt i çastit ka bërë që në Vlorë, në lagjen Cole të përdoren armët e ftohta brenda familjes.
Policia bën me dije se dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Rildi Kosja., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xhevdet Brahushi, rreth 60 vjeç dhe Albion Bahushi, rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Babë e bir janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, me plagë të rënda. Ata janë gjetur në trotuar nga kalimtarët e rastit dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.