Shqiptari që tronditi Floridën dhe Shqipërinë me aktin mizor të vrasjes së bashkëshortes së tij, ka dalë ditën e djeshme para gjykatës duke mos shprehur asnje pendese per krimin e kryer.Mediat e huaja shkruajnë se Renato Muhaj nuk ka shprehur asnjë pendesë për aktet e njëpasnjëshme kriminale që ka kryer, por ai ka kërkuar një avokat.
Kërkesa e tij është pranuar, por më pas 34-vjeçari ka kërkuar që të lërë garanci bankare për lirimin e tij nën pretekstin se ka një vajzë të mitur të vetme. Mirëpo këtu gjyqtari nuk ka toleruar duke ia bërë të qartë thuajse gjithçka: “Ti kurrë s‘do ta shohësh më vajzën tënde!”.
Prokuroria e Largo në Florida, thotë se krimet e 34-vjeçarit erdhën dhe u përkeqësuan në një hark të shkurtër kohor, ndërsa tanimë duket se koha kur ai do të lërë qelinë do të jetë e largët.
Gjyqtari i lexoi shqiptarit listën e gjatë të akuzave që rëndojnë mbi të.
Në seanca gjykatësi u sigurua se Muhaj nuk do të jetë më në gjendje të shohë vajzën e tij, nëse ndonjë ditë do të dalë nga burgu.
Vetë 34-vjeçari në gjykata nuk ka shfaqur asnjë lloj emocioni, ndërsa pyetje e vetme e tij ishte: “A do caktoni avokat për mua?”.
Mediat vendase kanë folur edhe me familjen e të ndjerës, Suelës, të cilët të tronditur kanë thënë se i kërkojnë falje që ishin vonë dhe se shpëtuan dot, ndërkohë që edhe në Mallkastër, në vendlindjen e vajzës që punonte bankiere prej dy ditësh flitet dhe mbahet zi për të.
Ndërkohë që gjyqtari i tha “Po”, duke shtuar se avokati i tij ishte në sallë.