Duket 6 vjeç por nuk do ta besoni sa vjec është, historia e trishtë e fëmijës që nuk rritet

by admin

“Stop” shkoi në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë pranë familjes Ruqja. Bukurie Ruqja tregon se janë 7 anëtarë në familje.Ajo ka 5 fëmijë, njëri prej të cilëve, është i sëmurë e nuk rritet. I vogli është 11 vjeç, por zhvillimi ka mbetur në moshën 6-vjeçare.“Problemi është që nuk rritet. Është 11 vjeç, por kockat i ka vetëm për 6 vjeç. Për të lëvizur lëviz, por problemi është që nuk rritet, ka ngecur tek mosha 6 vjeç, që i bie të jetë 5 vjet mbrapa”.Analizat dhe vizitat kushtojnë shumë dhe 400 mijë Lekë bëjnë vetëm gjilpërat për të.“Kam këto gjilpërat e djalit që e kam me moszhvillim që kushtojnë 400 mijë Lekë, gjë që i do një herë në tre muaj. Analizat një herë në tre muaj kushtojnë 160-200 varet sipas analizave që jep doktori. I bëj thirrje të gjithëve të na ndihmojnë sepse jam në kushte të vështira ekonomike, pa shtëpi jam dhe nuk mundem ta përballoj dot më”, tha mamaja e djalit.Emisioni Stop dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmuan me ndihma ushqimore, batanije dhe veshje familjen me probleme ekonomike.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy