Një efektiv i repartit “Shqiponja” mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Hysen Xhura”, në zonën e Kinostudios. Burime nga Ministria e Brendshme sqarojnë se ngjarja ndodhi gjatë kohës që patrulla e policisë po ndiqte një person të dyshimtë.
Ishte pikërisht ky person, identiteti i të cilit momentalisht nuk dihet, i cili hapi zjarr në drejtim të efektivëve, duke plagosur njërin prej tyre.
Efektivi Edlir Alleshi mësohet se ka marrë dy plumba në zonën e barkut dhendodhet aktualisht në spital, në sallë të operacionit.
“Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë Edlir Alleshi Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit”, tha Ministria e Brendshme në reagimin e saj për media