E PLOTË! Sa do përfitoni nga pakoja e qeverisë dhe kur do i merrni lekët në dorë?

by admin

Në muajin Janar qeveria fillon ndarjen e lekëve në dorë për disa kategori në nevojë dhe jo vetëm që preken nga kriza e çmimeve. Lajmin e njoftoi vetë kreu i qeverisë duke publikuar listën e atyre kategorive që përfitojnë. Në total fondi në dispozicion është 8 miliardë lekë nga buxheti i shtetit. Më shumë do të përfitojnë gratë kryefamiljare dhe nëpunësit me paga nën 60 mijë lekë.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë disa kategori, të cilat edhe pse e kanë pagën mbi 60 mijë lekë të reja do të marrin nga 20 mijë lekë të reja dhe ato janë: 430 Punonjës të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë; 72 efektivët e Forcave Speciale Delta; 218 efektivë të Forcave Speciale RENEA dhe 253 efektivë të Njësisë së Operacionale dhe zjarrfikësit.

Janë 1 milion shqiptarë që përfitojnë drejtpërdrejtë nga kjo paketa që qeveria e quan pakoja e madhe dhe që lekët do i marrin në dorë. Në këtë paketë nuk janë përfshirë studentët, një kategori që gjithashtu po përballet me krizën e çmimeve.

Kategoria dhe sa fitojnë;
Fondi për pakon e qeverisë 8 miliardë
Gratë kryefamiljare 20 mijë lekë
Administrata (me pagë bruto nën 60 mijë lekë) 20 mijë lekë
Administrata (me pagë bruto mbi 60 mijë lekë) 10 mijë lekë
Pensionistët 8 mijë lekë
Personat me aftësi të kufizuara 8 mijë lekë
Invalidët 8 mijë lekë
Personat me ndihmë ekonomike 8 mijë lekë

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy