Foshnja e gjetur një ditë më parë në garazhin e një pallati në Yzberisht të Tiranës, nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruajti Balla.
E trishtë! Ndërron jetë foshnja që u braktis nga nëna në garazhin e pallatit në Tiranë
200