E trishtë në Itali! Nëna shqiptare vdes në gjumë, vajza 4-vjeçare mendoi se po flinte, e pret për orë të tëra deri sa erdhi tezja

by admin

Ngjarje e trishtë në Itali. E mitura mendoi se nëna e saj ishte në gjumë dhe nuk donte ta shqetësonte, por gruaja kishte vdekur.

Një 4-vjeçare shqiptare ka parë nënën e saj për orë të tëra të vdekur, deri në momentin që erdhi tezja, e cila ishte shqetësuar pasi e motra nuk i përgjigjej në telefon

Gruaja 40-vjeçare, me origjinë shqiptare, dyshohet se kishte ndërruar jetë nga një atak në zemër gjatë natës teksa flinte me foshnjën e saj në banesën e tyre në Vigevano.

Kur motra mbërriti në shtëpi ajo pa trupin e shtrirë në shtrat dhe menjëherë kuptoi se diçka kishte ndodhur.

Ajo mori foshnjën në krahë dhe më pas njoftoi policinë dhe ambulancën.

Por kur mbërritën ekipet e emergjencën konstatuan se 40-vjeçarja ishte e vdekur, shkruan Ansa. 

Karabinierët nga këqyrja paraprake nuk kanë gjetur asnjë gjurmë që sugjeron vdekjen e dhunshme.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy