Euro, në nivelin më të lartë në 9 muajt e fundit

by admin

Dollari e ka filluar në rënie edhe sesionin e parë të kësaj jave, duke publikuar humbje për të katërtën ditë me radhë, për shkak të komenteve të zyrtarëve të Bankës Qendrore Europiane se do të vijojnë me politikën monetare agresive, për të luftuar inflacionin e lartë.

Në anën tjetër, Rezerva Federale në SHBA ka sinjalizuar se do të ngadalësojë hapin e rritjes së interesave. Për rrjedhojë euro është ngjitur pranë 1.09 në raport me dollarin amerikan, niveli më i lartë në 9 muajt e fundit. Ishte anëtari i Këshillit Drejtues të BQE, Klaas Knot, i cili tha se normat e interesit do të rriten edhe me 50 pikë bazë në takimet e shkurtit dhe marsit.

Përtej Atlantikut, Rezerva Federale mund ta rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë në dy takimet e ardhshme, për ta çuar normën bazë të interesit në intervalin nga 4.75% deri në 5%. Investitorët po presin edhe disa të dhëna që do të publikohen më vonë gjatë kësaj jave, që pritet të tregojnë një rënie të ndjeshme të kostove të energjisë.

Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin është rritur ndjeshëm gjatë fundjavës dhe po tregtohet në rreth 22,700 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1640 dollarë.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy