Euro rritet sërish, ja sa këmbehet ditën e sotme

by admin

Monedha europiane EURO këmbehet këtë të shtunë me 117.46 lekë, në rritje me pothuajse 1.4 pikë krahasuar me të enjten dhe me afërsisht 4.3 pikë krahasuar me datën 28 dhjetor, kur Euro preku minimumin e saj historik prej 112.83 lekësh, sipas kursit të Bankës së Shqipërisë.

Për një javë, Euro ka rifituar të gjithë terrenin e humbur në dy muajt e fundit dhe ka prekur nivelin më të lartë që nga fillimi i muajit nëntor. Ringritja e shpejtë e Euros i detyrohet një rritje të papritur të kërkesës nga tregu në ditët e fundit të muajit dhjetor, sidomos nga bizneset.

Ato mund të kenë shfrytëzuar likuiditetin e lirë të krijuar për të blerë në avancë rezerva Euroje, duke parë kursin e ulët historik të monedhës europiane. Nga ana tjetër, ekspertët e tregut nuk përjashtojnë që rënia e Euros të lidhet edhe me blerje në vlera të mëdha nga korporata të veçanta.

Nëse kërkesa e fortë për Euro në ditët e fundit ka ardhur si rezultat i blerjeve në avancë prej bizneseve, ekspertët mendojnë se kjo do të ndikojë në një kërkesë më të ulët për monedhën europiane deri në fund të tremujorit të parë. Në këtë rast, gjasat janë që Euro të pësojë sërish një rënie graduale për periudhën në vijim.

Megjithatë, parashikimet për kursin e këmbimit valutor ngelen subjekt i një pasigurie të lartë, edhe duke pasur parasysh zhvillimin e zgjedhjeve lokale në muajin maj.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy