“Fatura 50 euro, lashë 200 në tavolinë (me 150 bakshish): kamarierja nuk i pa dhe më quajti “hajdute”. I mora përsëri, a ia bëra mirë?”

by admin

Një grua 30-vjeçare tha se uli në mënyrë drastike bakshishin e majme që i la një kamariereje, pas një debati “të pakëndshëm” në një restorant. Përdoruesja e Reddit, OttoBonz, bëri një postim, duke shkruar se ajo la 200 euro në tavolinë për një faturë 46 euro, në fillim të këtij muaji: duke dhuruar një bakshish bujare prej 154 euro.

Gruaja e përshkroi kamerieren e re 20 vjecare si “një vajzë të mirë”, “Lashë paratë në tavolinë pasi fatura mbërriti dhe, duke mos pasur nevojë për kusur, u ngritëm dhe u larguam”, shkroi përdoruesi në Reddit, fjalë të cilat më vonë u bënë jehonë nga New York Post shkruan shqiptari.net.

Skena e turpshme

“Kamerierja na ndoqi deri te dera dhe na tha me shumë inat se duhej të paguanim dhe se nuk mund të iknim pa paguar faturën. E pyeta nëse kishte parë tavolinën dhe, natyrisht, ajo tha që nuk e kishte parë”, vazhdoi gruaja.

Në vend që ta linte të shkonte, gruaja donte të jepte një shembull për kamarieren e re. “U ktheva në tavolinën tonë me të, mora 200 euro dhe i zëvendësova me 50”, shpjegoi ajo. “Mjaftonin për të paguar faturën dhe për të lënë një bakshish të vogël. I thashë se do ta vlerësoja nëse ajo do të kishte parë tavolinën së pari ose do të na kishte ndaluar me një pyetje në vend që të supozonim se donim të iknim pa paguar,” shtoi ajo.

Komentet

Kamerierja “u duk e turpëruar dhe ne u larguam”, shkroi gruaja, duke shtuar se burri i saj nuk pranoi të merrte bakshishin. “Për mua – shpjegoi ajo – ajo mund ta kishte trajtuar më mirë të gjithë situatën dhe nuk më pëlqente të më thoshin se jam hajdute”, shpjegoi përdoruesja e rrjetit social Reddit.

“Vajza sapo mori një leksion se si të mos trajtohen klientët. Shpresojmë të jetë e dobishme për të ardhmen”, ka komentuar një përdorues nën postim. “Njerëzit shpesh paguajnë me para në dorë. Nuk e kuptoj pse mendoi se të të ndiqte pa e kontrolluar tavolinen ishte një ide e mirë,” tha një tjetër.

Ju si do te kishit vepruar?

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy