Festa e Halloween kthehet në tragjedi, të shtëna me armë, 1 i vdekur dhe 9 të plagosur

by admin

Një person ka ndërruar jetë në një festë në Texarkana në Teksas, pasi një agresor hapi zjarr.

Departamenti i Policisë Texarkana, në një deklaratë në Facebook, tha, “Oficerët iu përgjigjën disa raportimeve për të shtëna në vendin e festës në bllokun 2300 të Texas Blvd. në orën 11:56 të së shtunës mbrëma”.

Një 20-vjeçar u deklarua i vdekur në një nga spitalet. Emri i tij ende nuk është bërë i ditur. Policia tha se nëntë persona janë lënduar, kanë marrë plagë dhe kanë shkuar në spital.

Mendohet se në vendngjarje, kur ka ndodhur vrasja dhe plagosjet, kanë qenë më shumë se 200 persona. Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy