Aventura ka zgjatur vetëm për pak minuta. Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi ka grabitur një dyqan në Milano. 21-vjeçari shqiptar ka thyer xhamat e një vitrine e ka marrë nga vendngjarja një kompjuter e dy telefona.
Pasi ka kryer grabitjen, i riu shqiptar është larguar nga vendngjarja me skuter. Menjëherë u njoftua policia, e cila identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar.
I riu shqiptar tentoi që të arratiset nga vendi i ngjarjes, ndërsa gjatë kësaj kohe plagosi edhe një efektiv. Pas kësaj, ai u arrestua nën akuzën e grabitjes dhe rezistencës ndaj zyrtarëve publikë.