Edlira Bylykbashi, gjinekologe tha në emisionin GoodMorining Albanians në Euronews Albania se ndryshe nga gratë, që kanë një orë biologjike, burrat kanë mundësi të riprodhohen deri në fund të jetës së tyre, sepse ata vazhdojnë të prodhojnë spermatozoidë.
Por mjekja shpjegoi se te baballarët që riprodhohen pas moshës 50-vjeçare, mundësia për të pasur probleme gjenetike është 20-30 herë më i madh.
“Burrat kanë mundësi të riprodhohen deri në fund të jetës së tyre, sepse ata vazhdojnë të prodhojnë spermatozoidë. Problemi është te cilësia e spermatozoidëve sepse ndodh që ato të pësojnë mutacione. Kjo rrit riskun e anomalive te fëmijët e lindur, materiale gjenetik që përcjell babai sjell probleme. Prandaj te baballarët që riprodhohen pas moshës 50 vjeç, mundësia për të pasur probleme gjenetike është 20-30 herë më i madh”, shpjegoi mjekja.