Hiqej si tregtar makinash, por ishte “koka” e rrjetit, arrestohet shqiptari në Itali, ja cfarë u zbulua..

by admin

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, i cili maskohej si shitës makinash të përdorura, por në realitet ishte kreu i një rrjeti të dendur tregtarësh droge që furnizojnë Ankonën dhe brendësinë e saj.

Shqiptari ra në prangat e policisë pas vëzhgimit dhe përndjekjes gjatë natës nga policia. Atij ju sekuestruan gati gjysmë kilogrami hashash, rreth 300 gr kokainë të pastër, si dhe një pistoletë e pajisur me 7 fishekë në karikator të kalibrit  9, si dhe 14 fishekë të tjerë rezervë.

Me ndihmën e njësive të qenve të policisë u kontrollua shtëpia e tij dhe një makinë e vjetër e parkuar dhe e braktisur në oborrin privat ngjitur. Brenda dritave dhe nën baterinë e makinës, policët gjetën drogën.

Shqiptari, i njohur tashmë për krimet e shpërndarjes së drogës, zhvatjes, evazionit dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik, konsiderohej si kryetar i zinxhirit të trafikut të drogës në zonën e Ankonës.

Shqiptari është arrestuar për armëmbajtje pa leje pa numër serial dhe posedim të lëndëve narkotike heterogjene për qëllime trafiku droge.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy