Humbën jetën prej shpërthimit, dalin fotot e babë e bir

by admin

Personat që shihni në fotot e mëposhtme, janë dy viktimat që shkaktoi shpërthimi i kësaj të Premteje në Lushnje. Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir po punonin në vinçin i cili ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë e më pas flakët shpërthyen masivisht.

Roland Hoxha humbi jetën që në momentet e para të ngjarjes për shkak të plagëve të rënda, ndërsa i biri 24 vjeçar nuk ia doli dot të mbijetojë rrugës për në spitalin e Traumës.

Të plagosur kanë mbetur dhe 6 të tjerë, 2 prej të cilëve ndodhen aktualisht te Trauma në kryeqytet. Për deputetin Bujar Çela dhe 4 pacientët e shtruar në spitalin e Lushnjes, është dhënë lajmi i mirë se nuk kanë dëmtime serioze, ndërsa pritet të mësohet më shumë mbi gjendjen shëndetësore të një 42 vjeçari tjetër.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy