Skip to content

I dhunoi dhe ofendoi nënën/ Rumuni nxjerr zvarrë nga klubi shqiptarin dhe e bën për spital (VIDEO)

    Një 32-vjeçar shqiptar është dhunuar nga një rumun në qytetin e Torinos në Itali.

    Sherri nisi në “Tranquila Club”, ku nëna e të arrestuarit kishte refuzuar që t’i jepte pije shqiptarit, i cili nisi që të ushtronte dhunë ndaj saj.

    Komplet i dehur shqiptari nisi që të shante dhe të ofendonte gruan, e më pas po e qëllonte me sendet që gjente rreth vetes.

    Menjëherë ka ndërhyrë djali i gruas, i cili me merr shqiptarin zvarrë dhe e nxjerr jashtë klubit të natës duke e rrahur si mos më keq.

    “Klienti im mbrojti gjënë më me vlerë që është nëna e tij nga dhuna e paparë e një klienti,”-kështu deklaroi avokati Giuseppe Fiore, avokati i Alexandru Cristea, rumunit të arrestuar.