I mori jeten gruas shtatzënë para maternitetit, Sokol Halili gjendet pajete

by admin

Autori i vrasjes së Hamide Magashit para maternitetit në Prishtinë, dy ditë më parë, është gjetur i vdekur këtë të premte. Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije, se Sokol Halili është vetëvrarë me armë zjarri, pasi vrau bashkëshorten shtatzënë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla shkruan se ekipet policore kanë lokalizuar vendndodhjen e tij dhe kanë tentuar të negociojnë që ai të dorëzohej, por ai ka refuzuar dhe më pas ka vrarë veten.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.

Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, shkruan ministri Sveçla.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy