“Ishte bërë i padurueshëm”/ Zbardhet dëshmia e Hysen Metës: Planin e realizova me motrën

by admin

Është zbardhur dëshmia e Hysen Metës, 25-vjeçari, i cili bashkë me të motrën Hygerta Meta, vranë babain e tyre Pëllumb Meta në fshatin Shënvlash në Durrës.

25-vjeçari tregon se babai ishte bërë i padurueshëm për shkak se kontrollonte jetën e tëgjithë pjesëtarëve të familjes. Ai shton se vendimin për ta vrarë e morën pasi babai kishtevendosur të fejonte 19-vjeçaren.

Për të fshehur trupin dhe groposur në kasollen e lopës u ndihmoi edhe vëllai i vogël Amarlido 21 vjeç.

“Planin për vrasjen e babait e bëmë së bashku me motrën sepse ai ishte bërë i padurueshëm në familje. Për gjithçka në familje duhej të vendoste ai dhe të bëhej si thoshte ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj. Në këto kushte vendosëm ta vrisnim e të zhduknim gjurmët. Vendosëm ta vrisnim me pistoletën e tij. Kështu që në mëngjes bëmë planin për ta vrarë.

Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë. Më pas u morëm me zhdukjen e gjurmëve. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm.

Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij. E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im. Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia.”- tha ai.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy