Një krim brenda familjes ka tronditur Italianë, ku një burrë tridhjetë vjeçar goditi me thikë babanë e tij, 64-vjeçarin Umberto Gaibotti, në oborrin e shtëpisë së tyre.
Vrasja ka ndodhur në kulmin e një sherri, mes të dyve. Alarmi u dha nga fqinjët të cilët dëgjuan klithmat, por kur ndihma mbërriti në vend 64-vjeçari tashmë kishte ndërruar jetë.
Viktima ishte ndarë nga gruaja dhe jetonte me djalin e tij. Kryetari i bashkisë së Cavernago, Giuseppe Togni, foli për një “tragjedi të paralajmëruar”.
Gjatë muajve të fundit, 30-vjeçari në fakt kishte dhënë shenja të ndryshme paqëndrueshmërie, për shkak të varësisë nga droga.