Itali/ Nje grua tenton të rrëmbejë një fëmijë, i ati ndërhyn në kohë..

by admin

Një 2 vjecar u tentua të grabitej në Itali. Por fatmirësisht Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka vendosur në pranga një 21-vjeçare italiane me origjinë nga Afrika e Veriut. Gruaja kishte marrë një djalë dy vjeçar, i cili po luante pak metra larg prindërve të tij në Piazza Gae Aulenti dhe po zhdukej në turmë kur i ati e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe e bllokoi.

Më pas 41-vjeçari ka lajmëruar menjëherë Policinë, që pas disa minutash kërkimesh në zonë e kanë identifikuar dhe më pas e kanë prangosur 21-vjeçaren. Por edhe pse e re, nuk ishte e panjohur për Policinë e Milanos pasi ka një historik krimesh kundër pronës, si dhe probleme psikiatrike./Tg.com

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy