Italia ka marrë vendimin që iu siguron ushqim familjeve në nevojë. Shumë vende të Evropës, përfshirë edhe vendin tonë, po përballen me një krizë ekonomike pas rritjes së çmimeve të ushqimeve.
Në Shqipëri qeveria vetëm na kërkon të kursejmë dhe vetë vazhdojnë të vjedhin. Ndërsa qeveria italiane ka menduar të gjejë një zgjidhje për të gjithë ata që kanë nevojë.
“Përballimi i shpenzimeve të larta” ky është misioni i kartës së solidaritetit, i shpërndarë nga Posta Italiane dhe do të jetë aktive korrik 2023. Ky është një kontribut i qeverisë për blerjen e ushqimeve bazë, parashikuar nga ligji i Buxhetit me krijimin e një fondi specifik prej 500 milionë eurosh.
Sipas përllogaritjeve, duke filluar nga data 18 korrik 1.3 milionë familje do të marrin kartën, një kartë ‘postepay’ elektronike e parapaguar dhe e rikarikueshme, e cila ka 382.50 euro për t’u përdorur për blerjen e ushqimit. Komunat ua dërgojnë komunikimin përfituesve, të cilët më pas mund t’i marrin kartat në zyrat postare të zonës.
Por kush mund ta përdorë kartën? Janë dy kërkesa të nevojshme: regjistrimi në Regjistrin e popullsisë rezidente dhe zotërimi i një certifikate të zakonshme ISEE, me një tregues të ardhurash jo më shumë se 15 mijë euro në vit. Nga ana tjetër, të gjitha familjet që marrin të ardhura nga shtetësia, të ardhura nga përfshirja ose çdo masë tjetër mbështetëse përjashtohen nga kontributi.
@skytg24 Come funziona #dedicataate la nuova carta da 380€ introdotta dal Governo per aiutare le famiglie contro l’#inflazione 💸🗞️ #giornali #notizie #skytg24 #rassegnastampa #economia #imparacontiktok ♬ Beat – beaty