“Jam Habib Rexha, kam marr vendimin të…”, ekzekutoi Arjan Gosën, 31-vjeçari bën video para vetëdorëzimit në polici (VIDEO)

by admin

Habib Rexha është vetëdorëzuar në Polici pasi dy ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri, Arjan Gosën. 31-vjeçari, Habib Rexha, është vetëdorëzuar mesditën e së martës në Komisariatin e Kavajës.

Madje autori ka bërë edhe një video, ku shihet krah babait teska thotë se me kërkesë të të atit dhe familjes është dorëzuar në polici.

“Unë jam Habib Rexha, ky është babai im. Me dëshirën time do të vetëdorëzohem në komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time”, dëgjohet të thotë ai në video.

Kujtojmë që pasditen e së hënës, Habib Rexha, ekzekutoi me një plumb në kokë Arjan Gosën, i cili ishte duke konsumuar një kafe në një nga lokalet e Kavajës me të atin.

31-vjeçari  nga Kukësi jetonte jashtë vendit, por kishte ardhur vetëm për të marrë hakun e të vëllait, Altin Rexhës, i cili mbeti i vdekur më 29 Mars 2023, pasi u qëllua disa herë me thikë nga Armand (Edmond) Gosa, vëllai i Arjan Gosës.

Armand Gosa mbeti i vdekur dhe vetë po atë ditë, pasi Altin Rexha edhe pse i plagosur u kundërpërgjigj me pistoletë.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy