“Kam vrarë një vajzë”, dalin detaje nga vrasja e Danjela Nezës në Itali

by admin

Një histori dashurie e ndërprerë në mes ishte shkaku për vrasjen e një vajze 28-vjeçare shqiptare që jetonte në Itali.

Jeta e Danjela Nezës u mor nga ish i dashuri i saj, i cili e vrau me plumb në kokë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të 6 Majit në Savona të shtetit italian.

Autori, një 27-vjeçar me origjinë nga Guinea e Afrikës i quajtur Sefayou Sow, u vetëdorëzua në polici menjëherë pas krimit.

Ishte pikërisht ai i cili pas krimit lajmëroi policinë.

“Kam vrarë një vajzë, ejani më merrni”, i tha 27-vjeçari policisë që e telefonoi pas krimit.

Sipas dëshmisë të dhënë në polici nga 27-vjeçari, Danjela Neza i kishte kërkuar që t’i jepnin fund lidhjes dhe patën debat verbal.

Sipas tij, kjo ishte mundësia e fundit për t’u sqaruar dhe për t’u kthyer bashkë, por 28-vjeçarja shqiptare e kishte marrë vendimin. Një vendim që nuk u pranua nga i riu, i cili shkoi në makinë, hapi bagazhin dhe mori një pistoletë gjysmë automatike.

Iu afrua Danjelës, i drejtoi armën dhe e qëlloi në kokë. 28-vjeçarja shqiptare mbeti e vdekur në vend.

Menjëherë më pas njoftoi karabinierët. Ai e ka pranuar krimin para hetuesve, teksa tashmë autoritetet italiane duhet të verifikojnë versionin e tij dhe të rindërtojnë dinamikën e krimit.

27-vjeçari afrikan është me dokumente të ligjshme në Itali dhe nuk ka rekorde kriminale. I paqartë mbetet faktit se ku e gjeti armën e krimit, që sipas mediave italiane, ishte me numër serial të fshirë.

Ndërsa shqiptarja Danjela Neza ishte me origjinë nga Tropoja dhe familja e saj banon në zonën e Bathores në Tiranë.

Babai i 28-vjeçares, ditën e ngjarjes reagoi në rrjetet sociale ku shkruante me hidhërim se vajza e tij u nda nga jeta.

Mediat italiane raportojnë se Danjela Neza kishte precendent në Itali dhe ishte e njohur për policinë për krime kundër pronës dhe trafik droge. /klan/

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy