Kaos me Wizz Air, pasagjerët presin 13 orë në Rinas

by admin

Rreth 13 orë kanë pritur dhjetëra qytetarë në aeroportin e Rinasit për t’u nisur me avionin e Wizz Air. Fluturimi Tiranë – Athinë duhet të niste në orën 22:40. Shumica e pasagjerëve kaluan natën në stolat e aeroportit. Të irrituar ata kërkuan shpjegime për vonesën, por nuk morën përgjigje nga ana e kompanisë Wizz Air.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit, ata që pranuan, u morën me autobusë për t’i dërguar në hotelet e zonës. Por problemet nuk kishin të mbaruar. Ata u sorollatën për rreth 2 orë, dhe si përfundim u dërguan sërish në aeroport, pasi nuk u gjetën dhoma të lira në hotele.

Më pas iu shpjegua se avioni kishte defekt dhe nuk mund të nisej. Kjo arsye shtoi së tepërmi zemërimin. Për Klan News një nga pasagjerët tregon se kishte prej tyre, të cilët ishin sëmurë. Një grua e moshuar duhet të ishte në mëngjes në një spitalet e Athinës, pasi duhej t’i nënshtrohej dializës.

Në Rinas për të marrë pasagjerët erdhi një avion nga Roma dhe u nis rreth orës 11:40, rreth 13 orë me vonesë.

Nga ana e kompanisë Wizz Air nuk ka asnjë informacion përse pasagjerët pritën më shumë se 13 orë. Por kjo nuk është hera e parë që Wizz Air shkakton probleme tek pasagjerët. Vonesat kanë qenë të shumta, kryesisht në periudhën e verës, ku dhe fluksi i pasagjerëve është më i madh.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy