Kini kujdes, ja si t’i mbroni fëmijët në plazh apo pishina – Këshilla nga një pediatër se çfarë duhet të dini

by admin

Mjeku pediatër Marios Andreou jep

Prindërit kanë nevojë për disa këshilla të dobishme se si të mbrohen fëmijët në det në një kohë kur në vendin tonë regjistrohen vazhdimisht incidente të mbytjes, si tragjedia e pak ditëve më parë në Kavajë ku dy djem të mitur vdiqën bashkë me të atin në det.

Mjeku pediatër Mario Andrea, thotë se sidomos fëmijët e moshës 0-5 vjeç janë grupi më i rrezikuar, dhe shton:

“Në këto mosha kryesisht prindërit pësojnë neglizhencë, nuk i kushtojnë vëmendje, e humbasin nga shikimi fëmijën, konfuzohen dhe, për pasojë kemi vdekje në det dhe mbytje, edhe në metrat e parë të bregut.

Një fëmijë që luan në plazh, për X arsye, mund të mbytet edhe në dhjetë centimetra ujë.

Duhet vëmendje sepse edhe nëse nuk ka dallgë, lëvizje të papritura të detit janë të mundshme nga qarkullimi i anijeve e varkave apo edhe skafeve duke krijuar valë deti që mund të rrezikojnë të vegjlit dhe tërë ata që nuk dinë not. Ndaj kërkohet shumë vëmendje nga prindërit”.

Në lidhje me faktin nëse fëmijët duhet të mbajnë krahëza shpëtimi, jelekë shpëtimi, etj. në plazh pediatri shprehet se “kjo krijon një iluzion se fëmija është i sigurt, por thekson se megjithatë “nuk është i sigurt”.

Ai shpjegon: “Një fëmijë që është i vogël, ne e mbikëqyrim, e mbajmë në krahë, etj. Nëse është 2-3-4 vjeç dhe është aktiv, aty ndodhin më së shumti aksidente sepse vrapojnë në mënyrë të pakontrolluar. Për pasojë është shumë e lehtë t’i humbësh nga sytë dhe vjen një valë e papritur, fëmija bie dhe ne nuk dallojmë gjë.

Fëmija nuk do të bërtasë, nuk do të ngrejë duart, nuk do të thotë asgjë, nuk mundet ta bëjë.

Ne e humbasim atë në sytë tanë. 5-10 minutat e para janë më të rëndësishmit pasi pas 10 minutash kemi vdekje të trurit. Është shumë e lehtë që diçka të ndodhë kështu që çdo fëmijë kërkon shumë vëmendje. Prindërit duhet të sigurohen që të ketë një roje shpëtimi kudo që të shkojnë në plazhe”, thekson mjeku pediatër.

Sigurisht që këtu duhet ndërhyrja e shtetit që në çdo plazh të ketë detyrimisht roje plazhi që të vrojtojnë dhe kujdesen për pushuesit, raporton noa.al.

Për aksidentet në pishina, mjeku pediatër shprehet se ato “nuk kanë siguri të mirë dhe ka pishina në hotele që janë të thella”.

Ai shton: “Nëse një fëmijë ecën pranë pishinës, ai bie në ujë dhe askush nuk e kap. Është shumë më i lehtë rreziku serioz në pishinë sepse trupi fundoset. Pishinat në më të shumtën nuk janë bërë për fëmijë, por për të rritur”.

Por çfarë duhet bërë?

Kur fëmija juaj shkon në pishinë, ju duhet ta keni gjithnjë para syve. Nëse nuk jeni brenda në pishinë, qëndroni afër dhe të gatshëm edhe për tu hedhur. Folini fëmijës nëse ju largohet dhe sqarojeni se që të vazhdojë të lahet më pishinë duhet të jetë sa më pranë jush.

Gjithashtu mos e lejoni të mbajë frymën gjatë në përpjekje për të thyer rekorde.

Në mënyrë të veçantë kujdesuni që të mos hidhen nga lartësi dhe mëse këmbëngulin të hidhen ulët, kujdesuni të mos ketë të tjerë afër që mund të dëmtohen me njëri-tjetrin.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy