Një grua dhe vajza e saj shqiptare janë vënë në hetim nga policia italiane, pasi akuzohen se kanë vjedhur para nga një e moshuar për të cilën kujdeseshin.
Mediat italiane shkruajnë se gruaja 38-vjeçare dhe vajza e saj 19 vjeç, kujdeseshin për të moshuar. Familjarët e të cilës me besim të plotë i kanë dhënë kartën dhe kodin shqiptares që të tërhiqte para kur e moshuara kishte nevojë apo për shpenzime që bëheshin për të.
Mirëpo dy shqiptaret shpesh tërhiqnin para duke bërë që familjarët e të moshuarës të ngrinin dyshime dhe më pas kanë vënë re se nga llogaria bankare mungonte një shumë e madhe parash.
Shqiptaret akuzohen për përdorim të paligjshëm të kartës së kreditit. Nënë e bijë me origjinë shqiptare që jetojnë prej vitesh në Città di Castello, po hetohen në gjendje të lirë