Sonte në “Opinion” në Tv Klan u diskutua mbi “kontratën” që i detyron studentët e Mjekësisë të punojnë në vend 3 vite pas diplomimit të tyre.
Pedagogia Iris Luarasi tha se pavarësisht se studentët kanë të drejtat më të plota të kërkojnë kushte optimale në ushtrimin e profesionit, edhe shteti nga ana tjetër ka detyrimin e tij të garantojë mjekët apo infermierët për njerëzit që banojnë në zona periferike.
Iris Luarasi: Në Shqipëri, 1.9 mjekë për 1 mijë banorë. Që do të thotë, a keni ju njerëz nëpër fshatra? Kushërinj, kushërira, gjyshe, gjyshër? Njerëz që i keni? Nëqoftëse ata ngelen pa sistem shëndetësor, duhet ta zgjidhë shteti. Shteti si ta zgjidhi? Ta bëjë këpucarin, t’i japë përparësen? Ça të bëjë?! Më fal, por nuk është kjo mënyra si funksionon. Në këtë aspekt ne duhet ta shikojmë me një lloj qytetarie dhe një lloj kompasioni. Pra, ata njerëzit që ngelen atje pa asnjë mjek, pa asnjë infermier, kush do i kurojë? Kush i ka bërë ata, i ka bërë lopa?! Jo more dhe ata kanë prindër, kanë lindur fëmijë dhe gjithë detyrimet i ka shteti. Është detyra e tyre që t’u sigurojë mjekë, infermierë dhe kushte të mira. Unë me këtë nuk u heq asnjë presje kërkesës tuaj për të pasur kushte të mira, këtë dua dhe unë si pacient. A ka ndonjë pacient që shkon në spital dhe do të shohë një gjë të palyer, të qelbur, të zë tmerri se do shkosh të ulesh në krevatin e spitalit? Absolutisht jo, nuk ka asnjë qytetar e asnjë mjek që nuk e donte kushtin e mirë./tvklan