Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, në Argolida. Një 78-vjeçar në fshatin Ververouda, pak para mesnatës ka njoftuar policinë se gruaja e tij kishte ndërruar jetë dhe më pas ka vendosur t’i japë fund edhe jetës së tij.
Ishte burri ai i cili vrau gruan duke ia vendosur duart në fyt. Oficerët e policisë që mbërritën në shtëpinë e çiftit, fillimisht gjetën trupin e gruas dhe më pas autorin të varur.
Grupi hetimor bën me dije se në vendin e tragjedisë u gjet një shënim, ku 78-vjeçari dyshohet se shpjegoi arsyet pse vendosi të merrte jetën e gruas së tij dhe më pas të bënte vetëvrasje. ‘Unë jam fajtori’ shkruante burri në letrën e lënë pas.