Masakër në Romë, një person i armatosur vret 3 gra dhe plagos 4 persona të tjerë

by admin

Një person i armatosur ka qëlluar brenda një lokali në Fidene , duke vrarë tre persona. Sipas informacioneve paraprake, tragjedia ndodhi në via Monte Giberto gjatë një takimi për ndarje pronash, nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një godinë apo për një konsorcium vilash. Të shtënat kanë ndodhur mëngjesin e sotëm, mes orës 9.30. Raportohet se nga plumbat kanë humbur jetën 3 gra ndërsa janë plagosur 4 persona të tjerë.

Takimi, ishte organizuar në një belveder përballë lokalit ‘Il posto posto’, i cili ishte i mbyllur në momentin e të shtënave. Policia mundi të arrestoj të dyshuarin si autor të kësaj masakre. Ende nuk dihen detajet e plota të ngjarjes tronditëse./abcnews.al/

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy