Skip to content

Mbushi valixhen me paketa cigaresh, e pëson keq shqiptari në Itali, merr gjobën e majme në aeroport

    Një sasi me 149 paketa cigare kontrabandë të markës “Winston Blu”, është sekuestruar nga zyrtarët e zyrës doganore dhe ushtarët e grupit Pescara të Guardia di Finanza, gjatë kontrollit të udhëtarëve në aeroportin e Abruzzo-s.

    Bagazhet e një pasagjeri që kishte mbërritur me një fluturim nga Shqipëria, kanë rezultuar pozitive pas testeve radiogjenike dhe atyre fizike, duke evidentuar praninë e cigareve kontrabandë. Pasagjeri është dënuar me gati 15 mijë euro gjobë.

    Në kuadër të kontrolleve ndaj udhëtarëve me mbështetjen e njësisë së qenve të Guardia di Finanza, është bërë më pas një sekuestrim prej 3.3 gram hashash, fshehur mes sendeve personale të një pasagjeri tjetër të ndaluar.