“Mes 4 rrugëve me dy fëmijë”/ Si i ndryshuan jetën nënës së pastrehë shqiptarët e Amerikës

by admin

Historia e dhimbshme e një nëne të vetme e të braktisur bashkë me dy fëmijët e saj në Përmet, ka prekur me dhjetra individë kryesisht në SHBA, të cilët kanë mbledhur fonde dhe e kanë ndihmuar Antuela Zylfon. Mes lotësh dhe shumë e emocionuar, Antuela i falenderoi të gjithë ata që e ndihmuan, ndërsa tregonte për vështirësitë që kishte kaluar, gjatë programit “Shqipëria Live” në Top Channel pak ditë më parë. 

Antuela Zylfo, ishte martuar shumë e re, ndërsa prindërit nuk e lanë të vazhdonte shkollën. Pa arsim e profesion, ajo u gjend mes 4 rrugëve me dy fëmijë të mitur kur u nda nga ish bashkëshorti dhunues. Antuela së bashku me dy fëmijët jetonte në ambjentet e një konvikti pa kuzhinë, pa banjo, myku kishte mbuluar muret dhe fëmijët ishin sëmurë disa herë nga lagështira. Me shumë mund arrinte të siguronte ndonjë rrogë sa për mbijetesë duke punuar si pastruese e më pas në një fasoneri.

Pas historisë së saj gazetarja bëri një telefonatë për ti kërkuar ndihmë Albana Qinamit, një juriste e cila jeton prej vitesh në Boston e angazhuar në disa kauza sociale në Shqipëri. Brenda pak ditësh bashkë me një grup miqsh, kryesisht shqiptarë që jetojnë në SHBA, Qinami hapi një faqe në Gofundme për të mbledhur para për këtë familje. Nuk kaloi viti dhe grupi arriti të mbledhë 20 mijë dollarë nga 250 donatorë nga e gjithë bota, ndërsa më në fund u gjet një apartament që kushtonte 23 milion lekë të vjetra.

Me anë të ndihmave nga shqiptarët e SHBA-së, Antuela Zylfo dhe dy fëmijët e saj janë zyrtarisht pronarët e një apartamenti prej 70 metrash katrorë.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy