Mot me surpriza deri në përfundim të Qershorit, cfare pritet në fundjavë

by admin

Muaji Qershor do të mbyllet nën ndikimin e të nxehtit kombinuar me reshjet e shiut.

Sipas parashikimit të meteorologes Lajda Porja në “Shije Shtëpie” në Tv Klan temperatura maksimale do të jetë 31 gradë Celsius.

Reshjet do të jenë të pranishme çdo pasdite dhe do të jenë të shpërndara në të gjithë territorin.  Fundjava do të karakterizohet edhe më shumë prej reshjeve si dhe do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave.

Lajda Porja: Ka qenë një Qershor krejt ndryshe, të paktën gjatë këtyre 15-20 viteve të fundit që në këtë  periudhë normalisht duhet të kishte temperatura 34-35, duhet të ishin ato ditët e nxehta, më saktë, vjet  në këtë periudhë kanë qenë valët e të nxehtit afrikan dhe reshjet nuk kanë qenë prezente.

Ndonëse ishte parashikuar në fakt që Qershori do ishte i lagësht, që do kishim një spostim të pranverës drejt verës sikundër ne patëm një spostim të dimrit në pranverë ku ne kishim dëborë edhe në muajin Prill, parashikohet që deri në fund, deri nga data 26-27 reshjet të jenë prezente thuajse çdo pasdite në një pjesë të mirë të territorit.

E them këtë sepse në zonat e bregdetit ka më shumë momente me pika shiu, pastaj ka diell, vranësira, nuk është se është një ditë totale me diell, me vranësira por jo reshje që prishin punë. Për të gjithë ata që kanë vendosur të bëjnë pushime gjatë Qershorit, ajo çfarë është ndryshe janë vlerat termike. Ky Qershor ka shënuar 29-30 dhe jo më shumë se 31 gradë gjatë gjithë ditëve dhe parashikohet që deri në mbyllje të tij rreth kësaj vlere. Është një vlerë normale nëse bëjmë një krahasim me mesataret klimatike që duhet të shënojë Qershori por ne na duket e çuditshme dhe jo normale për shkak se gjatë viteve të fundit, të paktën 20 viteve të fundit ne kemi patur një verë shumë më të nxehtë se sa normalja dhe pikërisht kjo na bën çudi. 

Megjithatë edhe ose pas orës 13:30-14:00 fillojnë reshjet, nga veriu zonat qendrore dhe më pak do ketë bregdeti. Reshjet janë zakonisht të rrezikuara nga ora 13:30 deri në orën 17:00-18:00, pastaj kemi përmirësim të motit. Këto janë për shkak të disa vranësirave që ne i quajmë vranësira konvektive që do të  thotë mund të bjerë rrebesh shiu para televizionit të Klanit dhe në qendër ende mund të mos ketë reshje, por që të jenë në një moment tjetër. Megjithatë, deri në fundjavë moti është i paqëndrueshëm, madje fundjava do i ketë shumë më prezente reshjet dhe sjell edhe një rënie të temperaturave me 3-4 gradë në shumë zona, kryesisht e premtja dhe e shtuna./tvklan

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy