Naim Murseli e vrau gruan e tij për 20 mln euro? Ja cfare u zbulua se fundmi..

by admin

Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Prishtinë ku një 30 vjeçare e identifikuar si Liridona Ademaj Murseli ka tronditur rëndë opinionin publiK.

Pas hetimeve nga policia u hodhën dyshimet se vrajsa e Liridonës ishte e inskenuar e gjithë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Murseli dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, nënë e dy fëmijëve. Sipas mediave, Murseli ka pranuar para organeve të drejtësisë organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Por cila ishte arsyeja që e nxiti atë drejt kësaj vepre kriminale e monstruoze?

Burime sipas mediave kosovare bëhet me dije se Naim Murseli para disa kohësh i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze.

Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro.

Naim Murseli duke qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese dhe mund të jetë inspiruar që të organizojë fundin tragjik të nënës së dy fëmijëve të tij.

Murseli ende s’ka treguar para organeve të drejtësisë arsyen që ka bërë këtë krim, por një nga pistat e besueshme mund të jetë kjo, bazuar në burime të afërta me ish-çiftin.

Policia e Kosovës njoftoi se ka sekuestruar armën me të cilën u qëllua për vdekje Ademaj si dhe 19 fishekë, ndërsa është sekuestruar edhe makina e porositësit të krimit Naim Murseli.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy