Euro po rifiton terren në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye diten e sotme 3 gusht, me 104.70 lekë, në rritje me +2.75 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Rritja e Euros në ditët e fundit ka ringritur pjesërisht edhe kursin e monedhave të tjera kryesore. Dollari Amerikan këmbehej sot me 95.81 lekë dhe është rritur me 2.97 lekë krahasuar me një dite më parë. Paundi britanik u këmbye të mërkurën me 121.36 lekë, në rritje me +2.68 lekë krahasuar me diten e djeshme
Për momentin, rritja e fortë e monedhës vendase duket se është në një fazë korrigjimi.
Sidoqoftë, faktorët fondamentalë të tregut duket se në afatin e shkurtër do të vazhdojnë të mbështesin Lekun e fortë. Statistikat treguan se numri i turistëve për gjysmën e parë të këtij viti arriti një nivel rekord dhe prurjet nga turizmi do të vazhdojën të ngelen të larta, së paku deri në fund të sezonit veror. Me bazë vjetore, kursi i këmbimit Euro-Lek ngelet në rënie dyshifrore, me 12.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.