Në moshën vetëm 23 vjeç, një djalë shqiptar u shua në Barcelonë pas një aksidenti fatal.
Tragjedia përfshiu të riun Klaudio Mirashi që shikoni në foto.
I ndjeri shkoi në Barcelonë javën e kaluar, për të shoqëruar kushëririn dhe një mikun e tij në aeroport.
Por gjatë kthimit ndodhi një aksident i tmerrshëm ku ai humbi jetën.
Ndërsa Klaudio po ngiste veturën e tij në autostradë afër aeroportit, një copë llamarine u shkëput nga kamioni që udhëtonte përpara tij, duke thyer xhamin e përparmë dhe duke plagosur 23-vjeçarin fatalisht në qafë.
Ai ra në koma derisa këtë fillim javë humbi jetën.
Klaudio Mirashi ishte me origjinë nga Shqipëria dhe kishte mbërritur në provincën e Trevisos në vitin 2006, duke gjetur një shtëpi në kufirin midis fshatrave Fontane dhe Carità.
Pasi mbaroi universitetin, iu përkushtua pasionit të tij të madh, futbollit, duke luajtur për Villorba, Treviso dhe Chievo.
Por një dëmtim i rëndë e detyroi të braktisë ëndrrën që kishte për të pasur një karrierë në botën e futbollit.
Muajt e fundit ai ishte në kërkim të një pune, por jeta iu këput në moshë fare të re.