Skip to content

Ngjarje e rëndë/ I riu hidhet nga pallati, dyshohet se vuante nga depresioni

    Një 38-vjeçar ka humbur jetën pasi është vetëhedhur nga lartësia e një pallati.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti” dhe sipas policisë 38-vjeçari është vetëhedhur nga pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

    Rreth orës 13:30, në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasi, 38 vjeç, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

    Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.