Ngjarje e rende/ Infermieret e fusin foshnjen në lavatriçe me çarçafët. Nëna e kishte lindur..

by admin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Pejës në Kosovë, ku një foshnje e porsalindur pa shenja jete është futur bashkë me çarçafë në një lavatriçe.

Denoncimin e kanë bërë familjarët, të cilët u shokuan kur morën vesh se foshnja e tyre lindi pa shenja jete, por kur kërkuan trupin e pajetë, nuk kishin mundur që ta merrnin me vete për t’i kryer nderimet e fundit.

Pas refuzimit për t’i dhënë trupin e pajetë të foshnjës, menjëherë kanë shkuar dhe kanë denoncuar rastin në polici. Deri më tani familja pretendon se nga pakujdesia, foshnja e pajetë mendohet se është futur bashkë me çarçafë në makinën për larjen e rrobave të spitalit. E gjatë proceseve, mendohet se është shpërbërë në disa pjesë.

Mësohet se nëna e foshnjës ka lindur fëmijën e saj në javën e 32-të, për shkak të problemeve shëndetësore. Lindja është kryer me operacion dhe foshnja ishte nxjerrë i  vdekur Pas operacionit raportohet se foshnja është vendosur në hapësirat brenda sallës, dhe ndërkohë ishte ngatërruar me çarçafët ku bashkë me ta ishte futur në lavatriçe nga një punonjës i pastrimit.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet kosovare, ndërsa sipas mediave është zbuluar vetëm pasi prindërve iiu refuzua kërkesa për të marrë trupin, duke i detyruar të bënin denoncim në polici.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy