Njoftimi për gjobat e makinës, ja si do funksionojë sistemi i ri

by admin

Shoferët shqiptarë tashmë do të të njoftohen për gjobat e makinës nëpërmjet portalit e-albania.

Sistemi i ri është njoftuar prej disa ditësh, teksa kryerministri Edi Rama ka publikuar dhe një video, ku shpjegohet se si do të funksionojë kjo procedurë.

Në postimin e tij, bashkangjitur videos, kryeministri shkruan se “Kjo është tanimë procedura e sistemit të ri të njoftimit të gjobave të Policisë Rrugore në telefon përmes e-Albania.

Tanimë, përmes sistemit e-gjoba, çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo emaili, duke patur mundësinë të shlyejë detyrimin në kohë dhe përfitojë nga ulja e masës së gjobës 50 %, kur e paguan brenda 15 ditëve.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy