O Zot, i është enjtur këmba “Stop” nxjerr pamjet si edukatorja u mundua të fshehte ngjarjen: Apo kur e përplase qëpar ti…

by admin

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka treguar me video sesi e menaxhuan edukatoret dhe drejtoresha situatën pas thyerjes së këmbës së vogëlushes 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në kryeqytet.

Vihet re që Majlinda Dehima mundohet që të fshehë ngjarjen, duke i rrëfyer edukatores tjetër si dhe drejtoreshës së kopshtit se vajza mund të jetë përplasur tek krevati, ndaj dhe e ka të thyer këmbën.

Më poshtë, ju sjellim bisedën mes tyre:

ORA 15:04 – Futet edukatorja, momenti kur bëhet gati për të dalë nga kopshti.

Biseda mes 2 edukatoreve:

Edukatorja 1: Çfarë ka moj? Çfarë ka?

Edukatorja 2 (Majlinda Dehima): O Zot! I është enjtur këmba.

Edukatorja 1: Jo, jo.. Nuk e ka thyer ajo. Apo kur e përplase qëpar ti…Jo se ka thyer ajo, kush ja ka thyer?

Edukatorja 2 (Majlinda Dehima): Po pse moj Melisa? Çfarë na bëre moj Melisa. Po më rreh zemra.

Majlinda në telefon me drejtoreshën e kopshtit:

Edukatorja 2 (Majlinda Dehima): He moj Entelë përgjigju. Pse nuk përgjigjet…Ka përplasur këmbën tek krevati dhe e ka të fryrë, por e ka të fryrë goxha tek pjesa e kofshës dhe mezi ecën. Foli mamit të vajzës, e ka përplasur se këtu ishim, këtu ndërmjet 2 krevateve. Po thuaj e ka përplasur se nuk kam çfarë të them unë e shkreta, po tek krevati. Këtu isha unë me Olën. Po deshe hape kamerën.

Edukatorja 2 (Majlinda Dehima): Po sikur ta ketë thyer ajo, se ne do të dalim si të ja bëjmë?

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy