Një cilindër gjigant misterioz i zbuluar në një plazh australian është identifikuar si mbetje nga një raketë indiane, sipas zyrtarëve.
Objekti, i cili është rreth 2.5 metra i lartë, u gjet në një plazh pranë Green Head, tre orë në veri të Perthit.
Zyrtarët shtetërorë dhe federalë kanë kaluar gati dy javë duke u përpjekur të zbulojnë se cila ishte origjina e cilindrit gjigant metalik dhe nga erdhi ai.
Shumë fillimisht menduan se vinte nga hapësira?
Agjencia Australiane e Hapësirës megjithatë ka dalë me një përfundim duke thënë se objekti është “me shumë gjasa” mbeturina nga një “fazë e tretë e shpenzuar e një mjeti lëshues satelitor polar”.
Automjeti drejtohej nga Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore dhe mbeturinat që u gjetën nga anija tani po mbahen në ruajtje. Por ende kjo Agjensi nuk e ka konfirmuar një fakt të tillë.
Në një Tweet, Agjencia Australiane e Hapësirës tha: “Mbetjet mbeten në ruajtje dhe Agjencia Australiane e Hapësirës po punon me ISRO, e cila do të sigurojë konfirmim të mëtejshëm për të përcaktuar hapat e ardhshëm, duke përfshirë marrjen në konsideratë të detyrimeve sipas traktateve të Kombeve të Bashkuara për hapësirën.
“Nëse komuniteti vëren ndonjë mbeturinë të mëtejshme të dyshuar, ata duhet ta raportojnë atë tek autoritetet lokale dhe të njoftojnë Agjencinë Australiane të Hapësirës përmes [email protected].