Skip to content

Pamje të rënda/ Nxënësit e klasës së nëntë rrahin nëndrejtoreshën, përfundon në spital (Video)

    Nëndrejtoresha e një shkolle 9 vjeçare në Shtetet e Bashkuara përfundoi në spital me plagë të lehta në kokë dhe trup si pasojë e një sulmi të një grupi nxënësish.

    Ngjarja e rëndë u regjistrua në shkollën “Westfield High School” në Teksas, ku shihen nxënësit që dhunojnë mësuesen, teksa kjo e fundit kishte ndërhyrë për të shuar një sherr mes dy djemve të klasës së nëntë.

    Videoja u filmua nga fëmijët e tjerë që shihnin ngjarjen, dhe si në çdo rast të ngjashëm u postua me shpejtësi në rrjetet sociale.

    Babai i mësueses së lënduar tregon se ajo ka dhimbje në kokë dhe do t’i nënshtrohet një skaneri, teksa kërkon drejtësi mbi autorët e sulmit.

    Për ngjarjen reaguan dhe mësuesit e tjerë të shkollës, të cilët deklaruan se ndihen të pasigurt brenda ambienteve ku ushtrojnë detyrën.

    VIDEO