Pamje tronditëse/ Po lahej në lumë, Krokodili e ha të gjallë futbollistin

by admin

Futbollisti Jesus Alberto Lopez Ortiz mbeti i vrarë nga një krokodil teksa po notonte në një lumë në Kosta Rika. Edhe pse banorët në zonë tentuan ta shpëtonin, e kuptuan se përpjekjet nuk kishin më vlerë.

Krokodili u qëllua për vdekje në ujë përpara se banorët vendas ta nxjerrin trupin e futbollistit në breg. Edhe pse është e ndaluar me ligj gjuetia ose vrasjen e kafshëve të mbrojtura, ende nuk ka nisur procedim penal për vendasit që qëlluan për vdekje krokodilin.

Imazhet tronditëse treguan zvarranikun e madh që mban trupin e viktimës në gojë teksa noton nëpër ujë. Lopez ishte një futbollist i ekipit Deportivo Rio Canas dhe kishte  dy fëmijë, tetë dhe tre vjeç. Për shkak të pamundësisë ekonomike familja e tij kërkoi ndihmë për shpenzimet e varrimit.

Klubi i futbollistit në një deklaratë për mediat shkuan se: “Me pikëllim të thellë bëjmë publike vdekjen e lojtarit tonë Jesus Lopez Ortiz që i gëzohet Zotit. U prehsh në paqe Çuço. I bashkohemi dhimbjes së gjithë familjes së tij.”

Shihni videon

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy