Mediat italiane kanë publikuar emrat e autorit dhe viktimës nga përplasja mes bandave shqiptare, e regjistruar mbrëmjen e djeshme në qendër të Frosinones në Itali.
Raportohet se viktimë ka mbetur shtetasi 27-vjeçari Kasem Kasmi, ndërsa ndaj tij dhe tre bashkëkombasve të tij ka qëlluar me armë zjarri shtetasi Mikea Zeka, 23-vjeç.
Ky i fundit është arrestuar nga Policia italiane, ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe tre personat e tjerë që kanë qenë me të.
Prokuroria e akuzon Mikea Zekën për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë.