Lënia e mandatit të deputetes nga Grida Duma ka bërë që kolegët e saj në PD të shpërthejnë në lot. Agron Gjekmarkaj është parë i përlotur teksa Flutura Açka është parë duke fshirë lotët me facoletë.
Ajo është parë edhe vetë e prekur teksa njoftonte lënien e mandatit që do të pasohet nga Ori Nebiaj. Duma do të katapultohet në media, ndërsa kolegia e saj në politikë, duke bërë një rrokadë PD-Top Channel.
“Nuk i jam larguar përgjegjësisë edhe kur më kanë goditur personalisht, mjerisht sepse nuk gjetën dot një aferë korrupsioni, një ndyerje duarsh. Jam sulmuar nga hiena që të më brejnë personalisht.
Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do ja fal kurrë politikës, llumi që ndoshta do jetë pengu, goditja që më bënin mua në brez, godiste pandërprerë tim bir, nuk e kam falur kurrë dhe as nuk do t’ia harroj politikës së llumit dhe shpresoj të ketë qenë një mësim për të
Herë pas herë dalin me fytyrën e ngrirë sikur po shpikin rrotën. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra të atyre të korruptuarve të nginjur.”- tha Duma.
Duma do të prezantojë emisionin politik të lënë pa moderator që pas largimit të Sokol Ballës nga teleivioni që kohët e fundit ka patur konflikte pazaresh me kryeministrin Rama.