Gjatë ditës së shtunë dhe të diel, Shqipëria do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm dhe me vranësira kalimtare, të cilat do krijojnë herë pas here momente shiu.
Sipas meteorologut, Akil Osmani, dita e diel do të jetë ditë surprizash. Ai u shpreh se i gjithë territori shqiptar do të përfshihet nga reshjet e shiut.
Krahas shiut, dita e diel do të karakterizohet gjithashtu me erë të fortë duke bërë që dallgëzimi në det të jetë i lartë.
Sa i përket luhatje së temperaturave, pritet të ketë ulje me të paktën 5-6 gradë celsius.
“Sot dhe nesër vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve, kalimit të vranësirave dhe më të dukshme vranësirat do jenë në zonat malore duke krijuar momente të pakta me pika shiu. Dita e diel do të sjellë ndryshim sa i përket situatës sinoptike pasi presim shtim vranësirash të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që reshjet e shiut të jenë në formën e rrebesheve. Temperaturat e ajrit, sot dhe nesër, mbeten të larta, me maksimum 33-34 gradë celsius. Të dielën do të zbresin rreth vlerës 27-28 gradë. Ditën e diel do kemi fuqizim të parametrit të erës dhe deti do jetë i trazuar”, tha meteorologu.